Dehari, Turist me Fjalë Boshe: Si u Poshtërua Diaspora për Përfitime Politike
Premtime të pambajtura dhe dështime të përsëritura: Rasti i Kërçovës nën drejtimin e Fatmir Deharit Kur Fatmir Dehari, në një debat publik disa vite më parë, u zotua se vizitat e tij në diasporë nuk kishin të bënin me votat, por me marrjen e modeleve për zhvillimin e Kërçovës, shumë qytetarë zgjodhën t’i besojnë atij.